16 skuadra do të luajnë shanset e tyre në turin e 16-shes, me ndeshje që do të zhvillohen mes 29 qershorit deri më 2 korrik.
Më 29 qershor do të jenë luhen ndeshjet e para të fazës së 16-tëshes. Në orën 18:00 do të ndeshet skuadra e renditur e dyta në grupin A me skuadrën e renditur e në vendin e dytë në grupin B.
Mbrëmjen e 29 qershorit, në ora 21 do të luajnë skuadra e renditur e para në grupin A me skuadrën e renditur e dyta në grupin C.
Prej fituesve të çifteve që do të përballen më datë 29 qershor do të dalë çifti i ndeshjes çerekfinaliste, ndeshje që do të luhet më 5 korrik.
Më 30 qershor skuadra e renditur e para në grupin C do të ndeshet me skuadrën e renditur e në vendin e tretë të një prej grupeve D, E ose F.






Në ndeshjet e turit që 16-tëshes që do të zhvillohen në mbrëmjen e 30 qershorit skuadra e renditur e para në grupin B, do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e tretë të një prej grupeve A/D/E/F.
Prej dy ndeshjeve të luajta më 30 qershor do të përcaktohet çifti çerekfinalist dhe ndeshja do të luhet më 5 korrik në ora 21:00.
Më 1 korrik në pasdite skuadra e renditur në vendin e dytë në grupin D do të përballet me skuadrën e renditur në vendin e dytë në grupin E.
Në mbrëmjen e 1 korrikut, në orën 21:00, e para e renditur në grupin F do të përballet me të tretën e një prej grupeve A/B/C.
Prej ndeshjeve të luajtura më 1 korrik, do të dalë dhe çifti çerekfinalist për ndeshjen që do të luhet më 6 korrik në ora 18:00.
Skuadra e renditur e para në grupin E do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e tretë në një prej grupeve A/B/C/D, në orën 18:00 më datë 2 korrik.
Mbrëmjen e 2 korrikut, në ora 21:00 do të luajnë skuadra e renditur e para në grupin D me skuadrën e renditur në vendine dytë të grupit F.
Prej ndeshjve të turit të 16-tëshes që do të luhen më 2 korrik do të dalë dhe cifti i ndeshjes çerekfinaliste, ndeshje që do të luhet më 6 korrik më ora 21:00.