Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 8 punonjësve të Policisë së Rinasit dhe pronarit të agjencisë turistike që kalonin drejt BE-së qytetarë pa dokumenta.

E gjithë skema e ngritur, u zbulua pas arrestimit të Eneo Sulejmanit, pronarit të një agjencie udhëtimi. I riu ra në pranga në Mars të 2024-ës për shitje narkotikësh, e më pas Policia i gjeti atij në celular të gjithë bisedat ku u zbulua dhe kalimi i paligjshëm i kufirit.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan se Sulejmani duke bashkëpunuar me specialistin e Komisariatit të Rinasit, Briken Terziun, kundrejt pagesës nga 50 deri në 500 Euro kanë kaluar rreth 200 udhëtarë të cilët e kishin të pamundur fluturimin drejt BE-së.

Mirëpo, Tereziu nuk ishte i vetmi punonjës nga radhët e uniformave blu që u përfshi në këtë skemë. 7 kolegë të tij, të cilët Prokuroria i akuzon për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kanë marrë pjesë në aktivitet të jashtëligjshëm.

Ndërkohë, për 2 personat që organizonin këtë veprimtari, Eneo Sulejmanin është ngritur vepra penale e korrupsionit të funksionarëve publik, ndërsa për policin Briken Tereziu, ajo e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.


AKUZA E PROKURORISË:

Eneo Sulejamanaj, pronari i agjencisë “Bus Albania”, dyshohet për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Briken Tereziu, Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Rinasit, dyshohet për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”

Sokol Xhika, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Ermal Mesi, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Aris Drini, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Ylli Prençi, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Rei Shenjtolli, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Enkis Aliaj, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Argis Hasa, Ndihmës specialist, kontrollor dyshohet për “Shpërdorim detyre”

Tv Klan