Ky është pasagjeri i 10 miliontë për 2024-shin që ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Të cilit, zv.kryeministrja Belinda Balluku i dhuroi dhe një kupë.

Martin Vandermej: Unë jam njeriu me fat. Ndihem i nderuar që jam në këtë aktivitet. Unë nuk kam ardhur në Tiranë si turist, por për punë, si pjesë e grupit të UNDP.

Zv.kryeministrja Balluku e ftoi për një udhëtim të dytë me familjen e tij holandezin. Ndërkohë që vlerësoi punën e bërë nga kompania në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, e cila solli edhe rritjen e numrit të pasagjerëve. Sipas Ballukut, për 2025-ën ka një tjetër synim.

Për vitin 2025 kemi vënë target të ri, 12 milionë pasagjerë.”

Sipas saj, një zhvillim tjetër i rëndësishëm në 2025, në fushën e aviacionit civil do të jetë dhe hapja e aeroportit të Vlorës.

Ndërkohë që tha se rritja e fluturimeve dhe e numrit të destinacioneve kërkon përgatitjen e profesionistëve të rinj,

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë turistë deri në fund të muajit Nëntor.

Klan News