Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj në një deklaratë për gazetarët u shpreh se mbështet vendimin e grupit lidhur me kallëzimin penal ndaj deputetit Bledion Nallbati. Deputeti Nallbati akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” gjatë seancës plenare të ditës së Hënë ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj, ku pasi i mbylli mikrofonin socialistit, tentoi ta godasë atë me grusht. 

Ndër të tjera Sinaj tha se deputeti Nallbati e goditi, por ai e priti grushtin me dorë.

“Unë do të lë drejtësinë të bëjë punën e vet. Unë nuk shkova atje, por unë thash do mbështes vendimin e grupit. Jo pse ta kundërshtoj grupin. Ju çfarë mendimi keni se duhet të ketë situate të tilla në parlament. Kam thënë para jush që do të mbështes grupin. Ato janë video të qarta. Unë personalisht ja kam pritur me dorë grushtin atij dhe kaq është se po të më kishte qëlluar mund të kishte edhe situate të tjera. Mund të ishte edhe ndonjë deputet tjetër.”

Lidhur me komisionet e propozuara nga opozita për të cilat këto të fundit shprehen se nuk merren në shqyrtim, Sinaj u shpreh: Kush e ka ndaluar opozitë? Nuk është parlamenti sipas dëshirës së një deputeti. Nëse kanë të drejtën në parlament le ta marrin. Unë si deputet them se duhet të ketë komision edhe për Berishën. Ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Në rastin konkret Kuvendi do ta ngrejë komisionin sipas Kushteutës./tvklan.al