Ish-deputeti: Kontratë lobimi të firmosur nga vet ish-presidenti
Ish-deputeti Halit Valteri u paraqit sërish të premten në prokurorin e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të dorëzuar prova të reja për dy kallëzimet që ka bërë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi për lobim në SHBA. Valteri tha se do të shkojë në SPAK sa herë të jetë e nevojshme.
“Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura NGA vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”, ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka çfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar”, është shprehur Halit Valteri.
Prokuroria e Posaçme ka regjisutra 4 kallëzimet e bëra ndaj ish-presidentit dhe familjes së tij. Në dokumetet e dorezuara në prokurori kërkohet që Meta dhe Kryemadhi të hetohen për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Klan News