Ish-efektivi i policisë se Rinasit, Briken Terziu u la në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.
Ai u arrestua me dyshimet se lejonte qytetarë që kishin probleme me dokumentacionin të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE.
Avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie me pretendimin se Terziu u dorëzua vetë në polici, si dhe se është person i parrezikshëm dhe i padënuar më parë.
Hetimet treguan se Terziu bashkëpunonte me Eneo Sulajmanin për këtë aktivitet, ky i fundit i arrestuar për shpërndarje lëndësh narkotike.
Tv Klan