Vijon largimi i emigrantëve pas kalimit të festave të fundvitit në Shqipëri. Kthimi i tyre në vendet e punës, nuk ka ndodhur vetëm në rrugë tokësore nga Kapshtica, Kakavija apo Muriqani, por edhe në rrugë detare.
Vetëm në Portin e Vlorës gjatë të martës janë larguar drejt Brindizit me tragetin e linjës 535 pasagjerë, 114 automjete dhe 3 autobuzë. Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që imbarkohen në traget.
Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor 2024 nga porti i Vlorës u përpunuan në hyrje rreth 6000 pasagjerë. Ndërkohë rikthim drejt vendeve të Europës ka ndodhur gjatë orëve të fundit edhe nga porti i Durrësit.
Klan News