Kakavija është një nga pikat kufitare, ku në këtë fundvit ka një fluks të shtuar të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria.

Për të ndjekur nga afër problematikat, por dhe punën e Policisë Kufitare në Kakavijë, këtë të dielë ishte Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha u shpreh se u ka përcjellë autoriteteve greke disa nga problematikat që hasen nga shqiptarët që kthehen në atdhe për festa.

“Kam pasur një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi. Kemi përmirësim më të mirë se vitet e tjera përsa i përket menaxhimit.”

I pyetur për shpërblimin e efektivëve të Policisë për festa, ministri paralajmëroi marrjen e vendimit në mbledhjen e qeverisë së të hënës.

“Të hënën, Këshilli i Ministrave miratoi aktin dhe projekt-vendimin që kemi propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.”

Rreth 8700 efektivë policie të nivelit bazë pritet të përfitojnë bonus nga 10 deri në 15 mijë Lekë me rastin e festave të fundvitit.

Tv Klan