Prokuroria në Bosnjë Hercegovinë lëshon urdhër-ndalimi për Presidentin e Republikës Sërpska Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç. Hetuesit kërkojnë që zyrtaret e lartë të merren në pyetje.
Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska.
Por këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës. Këto ligje jokushtetuese janë miratuar pasi që Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.
Klan News