Gjatë konfliktit me motrën e saj, Zybeten për misterin e një kredie, Behija shprehet në “Shihemi në Gjyq” se familja nuk e ka përkrahur kurrë. Ajo shpjegon se shkak ka qenë një histori dashurie që nuk kanë qenë dakord. Fillimisht për këtë, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, pyet Zybeten dhe ajo e rrëfen përmbledhtazi ndërsa Behija tregon hollësirat.
Zybete: Tani babai, si një prind patriarkal me ato traditat e veta, nuk donte, donte që të martohej. Faktikisht kjo lindi atë djalin edhe pse nga kjo e quante veten të ofenduar që vajza t’i lindte një djalë, është i mrekullueshëm dhe kjo iku tani, iku atje, pa shtëpi, pa gjë.
Behije: Po, më nxorën nga shtëpia, dola jashtë fare unë. Ngaqë doja këtë djalin unë, që linda fëmijë, nuk më pranuan më në shtëpi dhe më mbajti puna, unë punoja në spital dhe më mbajti puna, më dha drejtori i spitalit një dhomë të vogël aty. Aty u bë laborator, ndenja disa vite sa u rrit pak çuni dhe pastaj më nxorën jashtë, më kanë çuar te një kasolle, ajo është e gjitha e prishur.
Eni Çobani: Pse nuk e donin marrëdhënien tënde me këtë djalë?
Behije: Nuk e donin, ashtu ishte ai. Nuk dua që vajza ime të marrë burrë me dashuri se do ta fejoj unë e do ta martoj unë. Kjo ishte e gjitha. Ishte nga ato të Turqisë me një fjalë, ishte me mbeturina në kokë ai tha “s’kisha çfarë t’i bëja”.
Eni Çobani: Dhe ti nuk u martove asnjëherë?
Behije: S’u martova më unë, rrita çunin pastaj. E mbldha mendjen, do rris fëmijën thashë.
Ardit Gjebrea: Po ai që doje ku iku?
Behije: Më la ai.
Ardit Gjebrea: Të la ai?
Behije: Po.
Ardit Gjebrea: Si të la? S’të mori në shtëpi ai?
Behije: Nuk më mori në shtëpi, ai punonte në polici, unë punoja në distrofik në spital. Nuk më mori. E pushoi dega nga puna, e hoqën, e nxorën nga puna fare. Pse po më lë? S’kishte asnjë arsye pse të më linte.
Ardit Gjebrea: Ndoshta edhe babai s’paska pasur edhe shumë faj që nuk donte…
Behije: Nuk donte ashtu ai, donte që të ma gjente vetë burrin. Unë nuk doja ashtu, atje më pëlqeu mua. Ai më pëlqeu, atë mora,atë që më deshi zemra. Pse do të merrja atë që donte ai? Jo. Kur nuk ka kimi, s’kam unë… s’kisha dashuri për atë që më thoshte ai mua, nuk e doja unë.
Ardit Gjebrea: Ah, pse të gjeti babai një tjetër?
Behije: Gjente ai plot, i binte aty në shtëpi ai, por unë ia ktheja, ia refuzoja dhe si duket i erdhi inat atij, pse ta marrësh vetë tha. Pastaj ai qe kristian, tha “të më biesh ti kaurin në shtëpi”, unë s’e shikoja se ishte kaur apo mysliman, mua më pëlqeu, kishim kimi me njëri-tjetrin, duheshim, ishte shumë çun i mirë, ishte nga kalaja aty, u dashuruam, por nuk u martuam. Ai punonte në polici, unë në spital.
Ardit Gjebrea: Shumë i mirë, shumë i mirë, por të la.
Behije: Më la! E ka lënë Zoti atë. Do t’i marrë hak Zoti!/tvklan.al