Jorgjia ishte një vajzë shumë e re në moshë kur u dashurua me një person me të cilin nuk u kurorëzua as pasi mësoi se ishte shtatëzënë. Në rrethana të tilla ajo u detyrua t’a lërë vajzën e saj Rozeta në shtëpinë e fëmijës në Vlorë 53 vite më parë. E pa pak herë deri në moshën 3 vjeçare e më pas i thanë se vajza kishte vdekur. E kërkoi gjithë jetën me ndjesinë e fortë prej nëne se vajza e saj jetonte diku por nuk e gjeti dot… Po Holta si do reagojë nga rrëfimi i nënës?
Jorgjia: Kam dhe një fëmijë, gjithë jetën e kam pasur një të shkuar të hidhur. Kam qenë e fejuar, u ndamë. Me atë lindëm një vajzë.
Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza?
Jorgjia: Rozeta.
Ardit Gjebrea: Po ai, babai apo nuk do të ia thuash fare?
Jorgjia: Fare. Unë jam rritur pa nënë. Mamaja më ka lënë 13 vjeçe dhe kam rritur 5 motra dhe vëllezër dhe babai 6. Fatkeqësia shkon te fukarenjtë.
Ardit Gjebrea: Ti u dashurove me këtë djalin?
Jorgjia: Po.
Ardit Gjebrea: Po ai e di që ka një vajzë?
Jorgjia: Nuk e di.
Ardit Gjebrea: Domethënë ti u ndave me atë kur ishe shtatzënë apo çfarë? A e mori vesh ai që ishe shtatzënë?
Jorgjia: Po.
Ardit Gjebrea: A ishte ai prezent në momentin që e linde vajzën?
Jorgjia: Jo, mua më ka ndihmuar atëherë ndërmarrja, u kujdes për mua.
Ardit Gjebrea: Po a ishit të fejuar?
Jorgjia: Me celebrim jo.
Ardit Gjebrea: Po familja e dinte?
Jorgjia: Babai u dëshpërua shumë kur u ndava dhe kur linda.
Ardit Gjebrea: Të shkoi ndërmend që ta adoptosh?
Jorgjia: Jo, e doja këtë fëmijë. E doja dhe kur e kam lënë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, e kam ushqyer 9 muaj, kam vajtur dhe kam dhënë deklaratë që të mos adoptohet sepse do të vinte një ditë që do ta merrja. Kur jam martuar, im shoq e di dhe e ka kërkuar dhe vetë pa më thënë mua.
Ardit Gjebrea: Ti Rozetën e kërkoje në shtëpinë e fëmijës?
Jorgjia: Kur linda Alketën kam shkuar në Vlorë për ta vizuar, ishte 3 vjeçe./tvklan.al