Një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë të pushojnë vitet e fundit, kanë vizituar dhe Gramshin.
Ndonëse jo shumë familjare si destinacion turistik dhe për vetë shqiptarët, në këtë bashki ndodhen disa atraksione si kanioni Holtës, ujëvara e Sotirës, disa liqene si i Dushkut i njohur si Zambakëve apo liqeni i Zi që shfrytëzohet për banjat termale me ujë të ftohtë, por shpella e Kabashit por dhe lëndinat me levando që nuk duhet humbur për t’u vizituar në muAjin Korrik.
Por ndërsa për disa prej këtyre destinacioneve, aksesi është i shpejtë pasi infrastruktura është e mirë, për disa të tjera siç është ujëvara e Sotirës është e vështirë për t’u qasur. Fondi Shqiptar i Zhvillimit sipas kryebashkiakut të Gramshit ka gati një projekt për rrugën që të çon në këtë bukuri natyrore.
Vetë vizitorët e vlerësojnë si një atraksion mahnitës këtë ujëvarë. Në 4 Maj, Bashkia e Gramshit çel zyrtarisht sezonin me një festë në natyrë pranë liqenit të zambakëve ku janë të ftuar të gjithë për t’ju bashkuar.
Tv Klan