Pjesë e emisionit “Jo vetëm modë”, në Tv Klan është bërë stilistja Katerina Zoto e cila tregoi eksperiencën e bukur në dasmën e saj. Ajo shprehet se kishte stiluar 13 fustane nusërie për dasmën e saj, por arriti të veshë vetëm 5 fustane në 7 orë dasmë. Madje Katerina ka treguar se ajo ka bërë edhe kostumin e bashkëshortit dhe veshjet e familjarëve të saj.
Stilistja shprehet se për të ka qenë dasma më e bukur sesa e kishte imagjinuar dhe nuk kishte besim tek vetja nëse do mbante dasmën në këmbë sepse ajo ka humbur babain e saj dhe në dasmat e tjera ku ka marrë pjesë nuk është ngritur asnjëherë të kërcejë.
“Unë nuk e prisja që të isha një nuse kaq alegro sepse për fat të keq ne kemi humbur babin dhe unë nuk isha ngritur në asnjë dasmë për të kërcyer. Njerëzit thonin ngrihu se nuk ka gjë që nuk di. Nuk ishte kjo nuk di të kërcej, sa ishte një tabu e brendshme që unë nuk ishte e mundur ta thyeja asnjë herë. Ia kisha pak frikën vetes nëse do isha një nuse që do e mbaja dot dasmën apo jo. Mirë po për fat të mirë dukej sikur nga Zoti më erdhi një fuqi dhe në ato moment u ngrita, gjatë gjithë kohës kam qenë në lëvizje, sa në fund të dasmën, nga çfarë dasme kam qenë, mu duk vetja nusja më kinge”, është shprehur Katerina.
Kateria ndër të tjera tregon se është njohur me bashkëshortin kur ka ardhur në Tiranë, ai studionte në Akademinë e Arteve dhe i kishin shkollat afër. /tvklan.al