Zv/Presidentja dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka bërë një ndalesë të papritur në selinë e partisë së saj në Uashington. Kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harris është takuar me mbështetësit dhe stafin e saj. Kamala Harris foli edhe me qytetarë të ndryshëm, për t’u siguruar që kanë votuar ose t’i nxiste për të votuar nëse nuk e kanë bërë. Kjo është pjesë e punës së vullnetarëve që telefonojnë qytetarë të ndryshëm për t’i nxitur të dalin në votime.
Pasi u bëri thirrje votuesve për të marrë pjesë në votime, Kamala Harris iu bashkua grupit të vullnetarëve të angazhuar pranë selisë së demokratëve.
SHBA voton sot mes Donald Trump dhe Kamala Harris për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
/tvklan.al