Emisioni “Stop” ngriti sërish problemin e kalimit të parregullt të kufirit me para në dorë. Këtë të martë u transmetua një kamera e fshehtë ku një taksist, merr përsipër kalimin e qytetarit, edhe nëse ai ka probleme. Për 100 Euro ai arrin të kalojë kufirin në doganën e Morinës dhe merr porosinë, që të mos thotë, që mund të shkojë në Gjermani apo diku tjetër.
Taksisti- A ke nevojë për taksi?
Klienti- Jo vlla, jo! Jam për të kaluar këtej vlla, për të ik në Gjermani.
Taksisti- A ke deportim? A do me të kalu?
Klienti-Si?
Taksisti-A do me të kalu?
Klienti-Për sa lekë bëhet fjalë?
Taksisti- 100 Euro veç me të kalu, pastaj taksi, po deshe me të çu në aeroport.
Klienti-Po pastaj në doganë tjetër?
Taksisti- Jo, s’thonë gjo! A ke gjobë shqiptare?
Klienti- Si?
Taksisti- A ke gjobë me lekë?
Klienti- S’kam gjobë unë, kam kalu, o vlla!Kam hall, se mos më hapin probleme, se hajt po i paguaj!
Taksisti- Jo ca problemi me të hap?! Ti s’ki asnjë problem, o burrë!
Klienti- Ti thua, me një fjalë te dogana kosovare, s’ka ndonjë problem, ndonjë gjë.
Klienti- Eshtë ideja, s’ka probleme më andej pastaj?
Taksisti- Mos e vrit mendjen, o burrë!
Qytetari niset të kaluar doganën së bashku me taksistin.
Klienti- 2, 4, 6, 8, 10.
Taksisti- Veç mos fol me kta ndonjë gjë, se pastaj s’ki ca me bo!
Klienti- Si?
Taksisti- Mos bisedo me kën, jan nis diku me ik, apo?
Klienti- Mos të flas asnjë gjë unë?
Taksisti- Me kto!
Klienti- Eee…
Taksisti- Ku je tu ik? Jam tu ik në Prishtin, jam tu ik në Kosovë, andej, andej, jo knej, se s’na thonë gjë për knej. M’ jep pashaportën! Ose kartën, bjema kartën! O Ladiem, se kthehem mbrapa ëëë.., s’ka problem!
Klienti- Mos kam ndonjë problem te dogana tjetër unë pastaj?
Taksisti- Ore, jo!
Klienti- O vëlla, shumë faleminderit!
Taksisti- A don me zbrit, aaa?
Klienti- Po! Do zbres, se ca do bëj më!
Qytetari dorëzon paratë dhe arrin të kalojë i qetë dhe nuk hasi asnjë pengesë.
/tvklan.al