Trajneri i Spanjës Louis Aragondo të drejtojë klubin turk të Fnerbacce sezonin e ardhshëm. E përditshmja spanjolle Marka bën të ditur se bisedimet janë bërë dhe trajneri do të lajmërojë detyrën e tij të re kur të përfundojë aventurën Europiane pasi rrezikon të humbur qëndrimin e skuadrës.

Araonoes do të marrë me vete edhe stafin e tij teknik që ka kombëtarja spanjolle duke e zëvendësuar kështu brazilianin Zico. Mendohet se kontrata e trajnerit të kombëtares spanjolle do të jetë 2-vjeçare.

Nga ana tjetër edhe pse kanë dështuar në garën Europiane disa trajnerë janë konfirmuar me kombëtaret e tyre. Otto Rehhagel i Greqisë do të qëndrojë ndoshta duke respektuar kontratën e tij që vlen deri në 2010, do të vazhdojë edhe tekniku i Polonisë Josef Hickersberger.

Para pak ditësh trajneri i Zvicrës Jacob Kune përfundoi drejtimin e kësaj skuadre e skualifikimin. Ndoshta do të largohet edhe Karel Bruckner Kampionati Europian i futbollit veç një tregu për futbollistët u ka shërbyer më së miri edhe trajnerëve. Këtu edhe rasti i Soclarit që do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe