Pas afro 2 orësh do të nisë me ndeshjen Zvicër-Çeki Kampionati Europian. Ekipi vendas është një nga skuadrat që pritet të bëjë surprizë, jo vetëm për faktin se luhet në tokën, por edhe pse ndihen në formë të mirë.

E kemi treguar këtë edhe në seancat stërvitore ka thënë trajneri i Zvicrës Kobi Kuhn. Në fakt edhe nga kompanitë e basteve Zvicra shihet si favorite edhe bastexhinjtë shqiptarë këshillojnë të vihet bast mbi këtë përfaqësuese.

Për grupin A të europianit do të lihen në mbrëmje edhe Portugalia kundër Turqisë. Kombëtarja turke nuk është aspak favorite, madje fitorja e saj kuotohet me koeficientin më shumë se 5 kundrejt koeficientit 1.7 për fitoren e Portugalisë.

Ndërsa bosk makers në Shqipëri vënë bast fitoren e ekipit të drejtuar nga Scolari madje falin edhe barazimin. Trajneri brazilian i portugezëve e ka shfrytëzuar më së miri formën e futbollistëve të tij, madje i ka shtuar dhe mentalitetin prej fituesi brazilian.

Ylli i ekipit do të markohet nga afër nga mbrojtësi Hakan Balta. Portugali-Turqi do të luhet në orën 20:45, të dy ndeshjet do të transmetohen në SuperSport dhe Super sport HD./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe