Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS Mimi Kodheli, një tifozë e Gjermanisë, ishte e ftuar në puntatën e parë të emisionit “Kampionët” në TV Klan të drejtuar nga Marina Vjollca.

Ish-ministrja Mimi Kodheli tha se e vlerëson faktin që janë lojtarë të rinj në përbërjen e skuadrës gjermane, lojtarë si Musiala dhe Wirtz. Sipas Kodhelit ata e kanë justifikuar plotësisht besimin e trajnerit të tyre, me lojë e zhvilluar dhe me golat e realizuar.

Ajo që bëri përshtypje në ato çka Kodheli ishte komenti për Thomas Muller, një ndër 5 lojtarët me numrin më të lartë të ndeshjeve me përfaqësuesen gjermane.

“Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si lojtar, nuk e di se pse e ka thirrur kësaj here, kur është në përfundim të karrierës”, tha ish-ministrja Kodheli.

/tvklan.al