Alban Bushi është i mendimit se futbolli luhet sot dhe se çfarë ke bërë në të shkuarën nuk ka më rëndësi. Këtu e ka fjalën për Shqipërinë dhe se çfarë duhet të bëjë kombëtarja në të ardhmen.

“Futbolli është sot, luhet sot dhe nesër nuk ka më se çfarë ke bërë dje. Futbolli ka vazhdimësi dhe në momentin që nuk ka vazhdimësi ti nuk je ekip. Shqipëria ka bërë shumë mirë kualifikuese, u kualifikua në europian. Ka bërë 3 ndeshje fantastike në kampionatin europian. Ti e di shumë mirë nga ke ardhur dhe unë e di shumë mirë nga kam ardhur. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Në momentin që i bëjmë Italisë në sekondë të parë, gjithë bota çmendet, edhe është çmendur me të vërtetë bota. Shqipëria këtu ndonjëherë s’ke ujë, s’ke drita. Ti këtu shkon atje dhe përballohesh. Është vendi i tillë këtu. Çdo gjë është sistem, zinxhir. Mendoj se Shqipëria ka bërë jashtë asaj standardit të vet. Para 10 vjetëve na rrihnin 3 ose 4 me 0. Tani ne duam të rrahim Italinë dhe Spanjën”, tha Bushi në emisionin “Kampionët”.

 Sipas Bushit, në Shqipëri mungojnë fushat tek lagja aty ku kanë dalë talente në të gjithë botën.

“Do vijë një kohë që do i rrahim sepse kam besim nga këta që vijnë jashtë, kurse te lojtarët këtu nuk është se nuk kam besim, por këtu nuk ka fusha. Në kuptimin që federata ka bërë fusha goxha, edhe shteti ka ndihmuar disi, por nuk mbrapa lagjes. Johan Cruyff ka thënë që unë te Ajaksi thoshte kam bërë 12 orë stërvitje në javë kurse te lagja luaja orë në ditë. Kush më bëri futbollist, Ajaksi apo lagja? Lagja! Këtu te lagja nuk ka më futboll dhe këtu jam pesimist në këtë gjë. Por shyqyr Zotit kemi shqiptarët që janë jashtë. Do mundohemi me këta që janë brenda t’i seleksionojmë, sepse nuk ka shans të bëhesh futbollist sot me 1 orë e gjysmë stërvitje në ditë, le të jetë talent sa të dojë. Po nuk bëri 6 orë stërvitje, nuk ka rëndësi në akademi, por te hyrja e pallatit aty dhe e fiton…”, tha Bushi./tvklan.al