Udhëzimi, poste drejtuese për të eliminuarit
Kandidatët e skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike që nuk mundën të jenë pjesë e listës që do ti kalojë për vlerësim e votim Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e niveleve ekzekutive politike, si dhe të mbajnë poste drejtuese shtetërore dhe në administratë.
Të paktën këtë përcakton udhëzimi i nxjerre në nisje të procesit të votimit të kandidatëve, ku në nenin 33 saktëson se emrat që u shtyhet aprovimi përbëjnë një listë të certifikuar të burimeve njerëzore në Partinë Demokratike.
Por vlerësimi i komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje kryesisë së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën degë.
Mes 13 emrave të skualifikuar nga Komisioni ka ish-deputetë që kanë marrë një mbështetje jo të vogël nga anëtarësia në votim dhe pyetja që ngrihet është nëse pikërisht këtë vlerësim të bazës a do të mund ta marrë në konsideratë kryesia dhe a ka tagër ky organ për të rifutur në garë ndonjë prej emrave të skualifikuar nga Komisioni?
Tv Klan u interesua dhe përgjigja që mori ishte se gjithçka do te përcaktohet nga vendimmarrja e kryesisë lidhur me listën e 13 kandidatëve jo te aprovuar nga Komisioni.
Por pavarësisht vendimmarrjes, udhëzimi i miratuar në 25 Qershor përcakton qartë se emrat e skualifikuar nuk mund të jene më pjesë e listës së kandidatëve që do te garojnë në 25 prill.
Mes emrave që nuk morën dot aprovimin e komisionit, ndonëse u votuan nga baza demokrate si kandidatë në garë ishin ish deputetët Ervin Salianji, Endri Hasa, Luan Baçi, Fatbardha Kadiu, Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi, Tritan Shehu, Romeo Gurakuqi, Lindita Metaliaj, Arben Kashahu, Lorenc Luka, Nadire Meçorapaj dhe Andon Frrokaj.
Tv Klan