Cristiano Ronaldo i cili fitoi Këpucën e Artë në Europianin e kaluar është sërish kandidat për këtë vlerësim, duke e parë edhe paraqitjen e tij në fushatën kualifikuese ku arriti kuotën 10.
Ronaldo, sipas Goal.com, rigjeti formën pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2022. Mes pretendentëve për shënuesin më të mirë të Europianit që do të mbahet në Gjermani këtë Verë është edhe anglezi Harry Kane.
Ai po tregon me klubin dhe përfaqësuesen që është në formë dhe mund ta marrë Këpucën e Artë në fund të turneut.
Romelu Lukaku i Belgjikës me 14 golat e realizuar në grupin kualifikues pret të japë rezultat edhe në fazën finale, me shpresën që ekipi i tij të shkojë sa më larg.
Edhe francezi Kylian Mbappe mund të shikohet si një pretendent serioz, pasi tregoi këtë aftësi në fazën kualifikuese. Franca edhe falë tij ishte ndër përfaqësueset e para që siguruan pjesëmarrjen.
Tv Klan