Napoli triumfoi me përmbysje ndaj Juventusit, në supersfidën e javës së 22-të në Serinë A.

Të kaltrit e Antonio Conte-s vuajtën jo pak, për të marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin  e “Zonjës së Vjetër”, pas golit të shënuar nga Kolo Muani, i cili bëri debutimin.

Megjithatë, goli i francezit nuk mjaftoi. Anguissa barazoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa Lukaku me penallti realizoi golin e dytë dhe të përmbysjes në minutën e 69-të.

Kjo fitore e mban Napolin në krye me 53 pikë, ndërsa Juventusi renditet i pesti me 37 pikë. /tvklan.al