Kapiteni Harry Kane dhe trajneri Gareth Southgate në një konferencë për mediat kanë pranuar se ekipi i tyre çedon në ushtrimin e presionit ndaj kundërshtarëve dhe ndërtimin e lojës nga mbrojtësit, një tipar i futbollit të sotëm.

Trajneri Southgate tha se në mesfushë e kanë të vështirë të zëvendësojnë Kalvin Phillips dhe prandaj dërgoi mbrojtësin e krahut Trent Alexander Arnold në atë pozicion.

“Trent Alexander-Arnold në mesfushë është një eksperiment, ne e dimë se nuk kemi një zëvendësues natyral për Kalvin Phillips, por ne po provojmë disa gjëra të ndryshme  dhe për momentin nuk po ecim siç do të donim. Ne kemi luajtur me skuadra që janë mjaft fluide në lojën e treshes së mbrojtjes, nuk është e lehtë të bësh presion mbi to, por patjetër që duhet ta bëjmë më mirë se sa në këto dy ndeshje”, tha Southgate.

Një nga kritikat e shumta ndaj Anglisë është të luajë shumë thellë, veçanërisht jashtë pozicioneve dhe për këtë arsye shpesh të paaftë për të luajtur me mbrojtësat.

“Ne i fillojmë ndeshjet mirë, por kur kundërshtarët luajnë në thellësi, ne nuk jemi plotësisht të sigurt se mund të ushtrojmë presion ndaj tyre dhe kush janë lojtarët që duhet ta marrin përsipër këtë detyrë. Në pjesën e dytë ndaj Danimarkës, ne u përpoqëm ta ndryshonim këtë gjë me mua dhe Jude duke luajtur para dy mesfushorëve të tyre dhe duke u përpjekur të ngriheshim, por ishte e vështirë. Por duhet vlerësuar Danimarka“, tha Kane për BBC.

/tvklan.al