Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan diskutimi është fokusuar në sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale.
Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka sekuestruar resortin “Golden” ku u mbajt trupi i Jan Prengës.
Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, në “Opinion” këtë të Hënë u shpreh se policia ka një informacion shumë të kryqëzuar të emrave të personave të cilët kanë pasuri të cilën nuk e justifikojnë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, ai sqaroi se përveç informacionit që do të ketë task-forca speciale, do të merren indice edhe nga denoncimet që do të bëhen nga publiku, për persona të cilët nuk kanë asnjë precedent penal, por kanë një pasuri të madhe të cilën nuk e justifikojnë dot.
Po ashtu, ai tha se ka dhe shkëmbim informacionesh me strukturat ndërkombëtare, Europol apo Interpol.
“ Për fat të keq në këtë vendin tonë është kaq ashiqare, sepse ti shkon në atë fshat të largët dhe shikon që dikush ka një vilë katër kat dhe nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, s’ka asnjë të ardhur legjitime, duhet të tregojë ku e ka marrë këtë pasuri, t’i tregojë edhe komunitetit aty…. evazioni fiskal nuk përbën përjashtim për t’u përjashtuar nga kjo. Evazioni fiskal përbën në vetvete vepër penale. Gjyqtarë dhe Prokurorë deklarojnë sot sesi i morën të ardhurat, unë deklaroj çdo fund Marsi të ardhurat e mi… por këta persona që të fyejnë, që nuk paskan në tabelat financiare asnjë të dhënë, por në fakt kanë makina luksoze, të xhirojnë gomat me makinat e blinduara… janë këto para kriminale që vijnë tek paketa KÇK dhe i kapin për mëngësh… ju thatë pse nuk i arrestojmë?! Ka një proces penal por dhe një porces parandalues”. /tvklan.al