Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna për Korridorin VIII.
Kreu i qeverisë thotë se në këtë kantier po punohet paralelisht në disa lote. Puna është voluminoze, thotë kryeministri Rama, por sipas tij, po avancon çdo ditë.
“Mirëmëngjes dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një punë voluminoze, që po avancon çdo ditë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Ky aks pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut. Po ashtu do t’u vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit mes dy qyteteve.
Nëse çdo gjë shkon mbarë, projekti përfundon në fund të vitit 2027./tvklan.al