Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Korridori 8

Rruga Elbasan-Qafë Thanë në fazën e dytë, Rama publikon fotot nga punimet

Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ndodhet në fazën e dytë. Është kryeministri Edi Rama që ka postuar në rrjetet sociale foto nga puna. Ai thotë se aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave. Ndërkohë vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse....

Tetor 8, 2024

Kantieri i Korridorit VIII, Rama: Punë voluminoze, punohet paralelisht në disa lote

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna për Korridorin VIII. Kreu i qeverisë thotë se në këtë kantier po punohet paralelisht në disa lote. Puna është voluminoze, thotë kryeministri Rama, por sipas tij, po avancon çdo ditë. “Mirëmëngjes dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një...

Shtator 23, 2024

Balluku: Plane për Korridorin 8 në energjetikë

“Po konsiderojmë zbulimin e hidrogjenit me ekspertë gjermanë” Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë një përmbledhje të arritjeve në sektorin energjetik për vitin që lamë pas, në fokus të së cilave ka qenë mbrojta e konsumatorëve familjarë dhe tërheqja e investime të huaja. Sipas saj interesi i të huajve ka zgjeruar sasinë...

Mars 15, 2024

Memorandum bashkëpunimi për korridorin e 8-të

Bëhen bashkë Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan këtë të martë në Sofje memorandumin për ndërtimin e një infrastrukturë të qëndrueshme të korridorit 8të, që shtrihet nga Deti Adriatik në Detin e Zi. Pjesëmarrëse në takim ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku që e cilësoi këtë...

Tetor 19, 2021

Situata klimatike në Durrës dhe Elbasan (25 Shtator 2004)

Era e fortë dhe shtrëngata kanë shkaktuar probleme në bregdetin e Durrësit. Si pasojë dy anije të ankoruara prej 40 ditësh në radën e brendshme kanë dalë në breg. Anija “Joni” me një kapacitet transportues prej 250 tonësh dhe anija “Disko”, si pasojë e shtrëngatës, u janë këputur spirancat dhe për pasojë kanë përfunduar në...

Shtator 25, 2004

Presidenti Moisiu për Korridorin 8 (23 Tetor 2003)

Presidenti Moisiu ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për financimin dhe projektet e Koridorit 8. Në një tavolinë pune të ngritur posaçërisht për këtë çështje, Moisiu tha se puna e vendeve pjesmarrëse në kordorin 8 është deçizive për këtë projekt. Alfred Moisiu: “Do përpiqemi të gjejmë mënyrat më të përshtatëshme për të kordinuar sa më mirë...

Tetor 23, 2003

Ndërtimi i Korridorit 8, fshatarët e Elbasanit kërkojnë kompensimin e tokës – (27 Mars 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Banorë të shpronësuar për ndërtimin e segmentit të Korridorit 8, Librazhd-Elbasan, kanë protestuar për vonesën e tej zgjatur të kompensimit të tyre. Puna e firmës maqedonase Granit, ka hasur në vështirësi serioze, pasi disa fshatarë të komunës Papër, me rezistencën e tyre, i kanë kërkuar shtetit të çojë deri...

Mars 27, 2003

Së shpejti nisin punimet për Korridorin 8 në segmentin Elbasan-Librazhd – (22 Mars 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Në fillim të muajit Prill do të nisin punimet për ndërtimin e segmentit të Korridorit 8, Elbasan-Librazhd një nga 5 segmentet e këtij korridori në vendin tonë. Burime nga Bashkia e Elbasanit kanë pohuar, se janë përcaktuar firmat ndërtuese nga 12 që hynë në konkurrim. Ato janë firma italiane...

Mars 22, 2003

Muaji Prill është afati i fundit për përfundimin e rrugës Durrës-Rrogozhinë – (22 Janar 2001)

Lajme Arkiva – TV Klan 2001 Afati i fundit i vendosur nga qeveria për përfundimin e punimeve në segmentin rrugor Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të 8-të, ku punon firma greko-italiane Safa është muaji Prill. Problemet dhe punët janë mjaft të mëdha. Pavarësisht se këto ditë është ndërruar edhe stafi që merrej me këto punime, ndryshime...

Janar 22, 2001

Porti i Durrësit i nënshtrohet rikonstruksionit – (8 Tetor 2000)

Lajme Arkiva – TV Klan 2000 Porti i Durrësit gati për investime. Tashmë janë pastruar dy mijë metra katror shesh në territorin portual. Prej ditësh po punohet për pastrimin e sipërfaqes së tij nga mbeturinat prej guri e betoni. Disa nga magazinat e vjetra, kanë filluar të shërbejnë, kurse disa të tjera do t’i nënshtrohen...

Tetor 8, 2000