Pas temperaturave të larta, moti ka marrë një kthesë të papritur. Zonat juglindore janë zbardhur nga reshjet e dëborës.
Korça është zgjuar e mbuluar nga bora. Reshjet kanë rënë me intensitet në lartësitë 700 metra.
Pavarësisht reshjeve të dendura, akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka problematika.
Akset kryesore nacionale Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, ishin të monitoruara nga subjektet kontraktore dhe janë plotësisht të kalueshme.
Pavarësisht motit të kthjellët, temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme në raport me ditët e fundjavës kur u shënuan temperatura relativisht të larta dhe mot i ngrohtë.
Reshje dëbore raportohet të ketë patur edhe në fshatra të Librazhdit dhe zona të tjera përreth.
/tvklan.al