Vijojnë me intensitet mesatar reshjet e dëborës në juglindje. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur në 15 cm.
Akset turistike janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve bëhet me goma e pajisje dimërore.
Në aksin Korçë-Kapshticë, Zëmblak-dogana Gorricë dhe Korçë-Ersekë trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve bëhet pa vështirësi.
/tvklan.al