Këtë të enjte në emisionin “Rudina” ishte i ftuar regjisori, skenaristi, aktori dhe karikaturisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu.

Me 8 Qershor, Kapexhiu ka çelur në Muzeun Historik ekspozitën me karikatura të quajtur “Tre kamberë në një derë”. Ekspozita me 200 karikatura i dedikohet dy ish-kryebashkiakëve të Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha si dhe kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.

Në emisionin e sotëm, Rudina surprizoi karikaturistin e famshëm duke i risjellë në vëmendje një karikaturë që ajo i kishte bërë atij para 16 vitesh.

Rudina: Gjithmonë duke mbetur tek karikatura, në vitin 2004, e kam pasur zotin Bujar Kapexhiu të ftuar në një nga programet e mia, ka qenë “Taksi e Rezervuar”. Aty Bujar Kapexhiu më bëri një karikaturë të shpejtë, por edhe unë, nuk e di nëse e mban mend Bujar, të kam bërë një karikaturë aty. Para 16 vitesh. Do të ta sjell ta kujtosh videon e atij momenti.

Rudina: Si tu duk?

Bujar Kapexhiu: Shkëlqyeshëm. Me të vërtetë. Shkëlqyeshëm. Ky është…

Rudina: Kam kapur karakterin tënd aty.

Bujar Kapexhiu: Po pra, kjo është puna, e para fare, në një linjë, të kapësh karakterin. Ajo është gjëja më e vështirë dhe ti ke arritur lartësinë më të madhe.

/tvklan.al