PD: Do ta ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor
Komisioni i ankesave dhe sanksioneve kë rrëzuar kërkesat e opozitës për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 Prillit në qarqet Berat dhe Gjirokastër.
Një nga provat e paraqitura nga ankuesit me kërkesën e 2 anëtarëve të KAS nga administrata zgjedhore për qarkun e Gjirokastrës ishin edhe të dhënat e marra nga pajisjet e identifikimit biometrik. Sipas tyre rezultonte se 2 raste ishin paraqitur në 2 qendra votimi të ndryshme për të votuar dhe një tjetër person qe kishte vendosur shenjën e gishtërinjve plot 20 herë. Por zv/komisionerja Pelinku shpjegoi se bëhej fjalë për persona të administratës zgjedhore.
Për këto prova nuk kanë munguar debatet mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesve ligjorë të partive.
Për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat ka edhe një ankesë të tretë që do të shqyrtohet në vijim. Vendimi i KAS është cilësuar nga Partia Demokratike si i kundërligjshëm dhe ka lajmëruar se do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.
Tv Klan