Nuk do të ketë ripërtëritje të zgjedhjeve
KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe kandidatit të pavarur Bojken Abazi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.
Sipas përfaqësuesit të PD në KQZ, shumica socialiste përdoruri të gjithë instrumentet që i ofron pushteti në nivelin qendror dhe atë lokal për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.
Për të provuar akuzat e tyre u kërkuan nga KAS që të siguronte prova shtese nga institucionet, kërkesë që u rrëzua një ditë më parë e që për opozitën është provë se ata nuk veprojnë të pavarur nga ndikimi politik.
Ndërsa deri tani janë rrëzuar kërkesat ankimore për Gjirokastrën, Vlorën e Shkodrën, ndërsa pas hapjes së kutive me kërkesë të LSI për Beratin dhe Durrësin u vunë re se një sasi e pakonsiderueshme vota që ishin konsideruar të vlefshme nga grupet e numërimit me vendim të KAS u rivlerësuan si të pavlefshme.
Por ato nuk e ndryshuan rezultatin përfundimtar në këto dy qarqe ku LSI në 25 Prill nuk arriti të marrë asnjë mandat. Ndërkohë KAS ka nisur shqyrtimi i kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Elbasan.
Tv Klan