Pas deklaratës se Marko Bellos bere një dite me pare ne TV Klan, apeli drejtuar grupit parlamentar socialist për te ndërprerë bojkotin ka ardhur dhe nga deputeti Kastriot Islami.
Për Islamin socialistet duhet te jene ne sallën e kuvendit pikërisht ditën e hënë, për te treguar kontributin e tyre për integrimin evropian te vendit ne një kohe qe këshilli evropian i ministrave te jashtëm do t’i thotë okej Shqipërisë për te marr statusin e vendit kandidat.
Kastriot Islami: “Është thjesht një apel që Partia Socialiste e cila ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së saj të vazhdojë dhe të jetë prezente dhe në këtë moment të rëndësishëm. Mendojmë që opozita duhet të reflektojë për të qenë prezentë në parlamentin e Shqipërisë në këtë moment shumë të rëndësishëm. Kjo nuk do të thotë që i gjithë veprimi i saj politik, i cili është komplementar me këtë veprim të pengohet apo të mos vazhdojë.”
Islami ka ripërsëritur se do te vijojë te respektohet vendimi kolektiv i mbështetëseve te Ramës për te mos shkuar ne kuvend deri ne kufijtë kushtetues, e më pas për te thyer bojkotin dhe për te mos lejuar qe mandati qe e fituan ne 28 Qershor te behet i pavlefshëm./tvklan.al