Pretendentët në Kategorinë e Parë nuk zhgënjyen, duke fituar ndeshjet e tyre.
Vora triumfoi me vështirësi ndaj Valbonës, me rezultatin 4-3. Fitore me vuajtje për skuadrën e Bellait, që në fillim e pa veten në disavantazh 3-0, por përmbysi gjithçka.
Kjo fitore e mban Vorën në krye me 37 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit e Besës dhe Flamurtarit.
Kavajasit triumfuan minimalisht ndaj Kastriotit, ndërsa vlonjatët mposhtën 2-0 Kukësin në shtëpi.
Ndeshja mes Korabit dhe Erzenit, u mbyll në barazim 1-1. /tvklan.al