Katër oficerë policie janë sëmurë pasi kanë thithur një kimikat të panjohur, kur hynë në një apartament për të shpëtuar një burrë.
Oficerët e Policisë Sheffield aktualisht po marrin trajtim spitalor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre pasi ranë në kontakt me substancën. Ata morën një njoftim se një burrë ishte i plagosur në zonën Park Hill të hënën në mbrëmje, raporton YorkshireLive.
Ekipet e zjarrfikësve përcaktuan se nuk kishte më asnjë rrezik infektimi pasi nuk u gjetën substanca të dëmshme, tha policia. Policia tha se asnjë banesë përreth nuk u evakuua dhe nuk besohet të ketë ndonjë kërcënim për publikun e gjerë.
Por njerëzve u kërkohet të mos i afrohen vendit të ngjarjes. Burri, i moshës 30 vjeç, është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Verior, ku është në gjendje të rëndë.
Një zëdhënës i Policisë së Yorkshire të Jugut tha: “Ne jemi informuar se personeli i Shërbimit të Zjarrit dhe Shpëtimit kanë përfunduar të gjitha testet e tyre dhe kanë deklaruar se nuk ka më asnjë rrezik infektimi pasi nuk u gjetën gjurmë të substancave të dëmshme. Policët po vazhdojnë hetimet në banesën ku ndodhi incidenti, ndërsa 4 oficerët e helmuar po e marrin veten dhe 30-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. /tvklan.al