Fabio dhe Katerina ose ndryshe ‘dyshja e italianëve’ në spektaklin Love Story në Tv Klan kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në natyrë. Të dy kanë shkuar në parkun e liqenit në Tiranë për piknik.
Mes tyre ka shumë ngjashmëri edhe për faktin se të dy kanë jetuar në Itali, por edhe problemet familjare janë të ngjashme. Katerina ashtu si Fabio jetojnë me familjarët e tyre dhe të dy kanë një lidhje të fortë me mamatë për shkak të problemeve shëndetësore që ato kanë kaluar.
Fabio: Në Itali rri me familjen?
Katerina: Po, mami ka pasur disa probleme me shëndetin.
Fabio: Edhe unë si ty. Mami im ka disa probleme me shëndetin edhe kishte nevojë që të isha dhe unë afër.
Katerina: Më pëlqen si flet, dukesh i qetë.
Duke jetuar në Itali ata nuk janë edhe aq vendas, por të dy shprehen se ndihen sikur asnjë ditë nuk janë larguar nga Shqipëria.
Katerina: Si e ndjen veten më shumë italian apo shqiptar?
Fabio: Kur vij në Shqipëri e ndiej veten sikur jam i kësaj toke edhe pse kam lindur atje, kam jetuar prapë e ndiej vendin tim.
Katerina: Edhe unë nuk jam ndjerë asnjëherë keq, edhe me puhsime më duket sikur jam në një vend që bën për mua.
Teksa e pyet Fabion për të kaluarën ai tregon se një vajzë e ka lënduar dhe nuk i linte hapësirë.
Katerina: Ndonjë vajzë të ka lënduar?
Fabio: Ish e dashura më ndante nga shoqëria, familja, nuk më linte hapësira.
Fabio e ka pyetur se çfarë mendoi që e zgjodhi përsëri atë në takim, Katerina shprehet:
Nga të gjithë djemtë jam ndjerë e qetë kur mendova se dua të dalë me ty. E dija që do shkonte mirë./tvklan.al