Të ftuarit në studion e emisionit “Opinion” diskutuan këtë të martë për uljen e numrit të lindshmërive në vendin tonë, ku sipas të dhënave dhe raporteve të nxjerra konsiderohet si një shifër shqetësuese.

Gazetari Blendi Fevziu e paralelizoi diskutimin me një rast personal i cili i kishte ndodhur në një aeroport jashtë vendit. “Hapi një fletore ku mbajti shënim se sa kushtonte fëmija,” tregon Fevziu rastin me amerikanin, i cili e kishte habitur.

Blendi Fevziu: Më qëlloi që në aeroportin e Addis Ababa-ës (Etiopi) takova një amerikan gjatë një udhëtimi. Udhëtova bashkë me të. Sa tha ke dy fëmijë? “Je i çmendur?” ‘Si i bërë dy fëmijë, si do i rrisësh?” “Sa të kushtojnë dy fëmijë?” Hapi një fletore ku mbajti shënim se sa kushtonte fëmija, nga fillimi shkolla e gjëra të tjera. I thashë “po ti kisha bërë me llogari unë, mbase s’do i kisha bërë asnjëherë”. Po njeriu i bën se është instinkti. Më tha “si mund të jetë njeriu me instinkt?/tvklan.al