Kendall Jenner dhe reperi Bad Bunny duket se ribashkimi po shkon mjaft mirë. Us Weekly shkruan se tanimë duken më të dashuruar se kurrë. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve Bunny dhe Jenner i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fund të vjeshtës 2023.
“Ata janë në një vend të mrekullueshëm tani pasi turneu i tij ka përfunduar dhe ata kanë kaluar kohë duke udhëtuar nëpër Evropë së bashku,” shkruan Us Weekly.
Duket se tanimë ribashkimi ka arritur një tjetër nivel dhe çifti duken shumë të përkushtuar për ta çuar në një tjetër dimension historinë e tyre.
Dyshimet e para për një ribashkimi u bën publike nga mediat rozë në muajin maj por Jenner shpjegoi se po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis jetës private dhe angazhimeve në punët e saj të përditshme.
Çifti po i jep shumë përparësi kohës së kaluar së bashku duke u përkushtuar në aventura të reja, mes miqve dhe personave më të dashur për ta.
Klan News