Pas ndarjes vendosën të kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për ish-çiftin Kendell Jenner dhe Bad Bunny. Megjithatë, një dalje publike e modeles së njohur në një koncert në Florida që mbante reperi i njohur është interpretuar nga fansat si shenjë se dyshja janë sërish bashkë.
Kjo dalje e fundit vjen pasi një burim për “Entertainment Tonight“ bëri të ditur se ata ende kanë një energji të mirë së bashku.
“Kendall dhe Bad Bunny janë ende në kontakt dhe kalojnë kohë së bashku kur munden. Ka një lidhje të fortë mes tyre, sa herë që janë bashkë dhe kanë të njëjtën kimi që kanë pasur gjithmonë”.
Në fakt mediat kishin kohë që flisnin për një ribashkim pasi dyshja u panë së bashku në një festë pas eventit të Met Gala.
Edhe disa javë pas ndarjes së tyre, ata festuan Vitin e Ri së bashku me miq të përbashkët në Barbados. Mbetet për t’u parë nëse dyshja i janë rikthyer romancës apo kemi të bëjmë vetëm me dy ish-partnerë që zgjedhin të ruajnë një marrëdhënie të mirë.
KIan News