Kendall Jenner ka gjetur një mënyrë si të tërheqë sërish vëmendjen. Me konkurrencën e fortë nga motrat e saj si Kim Kardashian apo Kylie Jenner që janë gjithnjë në titujt e lajmeve rozë apo me modelet në industrinë e modës, Kendall ia ka dalë sërish të nxisë kureshtjen e admiruesve. Si? Duke u zhveshur.

Fotot e postuara së fundmi në Instagram-in e saj janë bardhë e zi dhe shoqërohen vetëm nga një ikonë e një vajze që pret flokët. Flokët e shkurtër, të zinj për pak sa nuk arrijnë të kthehen në fokusin kryesor, por modelja është ‘topless’. 

Kendall është e pa grimuar, ‘topless’ ndërsa shikimin magnetik ia ka ngulur lentes së fotografit Mert Alas. Ajo mban gjoksin me duar teksa shkrepjet nuk shkojnë më poshtë kërthizës për të nxitur imagjinatën.

Por edhe pse tregon që në këto foto të fundit, flokët e saj duken kështu, Kendall lë vend për dyshime. Në komente, disa ndjekës mendojnë se fotot janë shkrepur gjatë fushatës së Calvin Klein pasi modeli dhe fotografi janë të njëjtët.

Njëkohësisht, Kendall është parë me flokë biond, vetëm pak pas fushatës së Calvin Klein.

/tvklan.al