Dy modelet e njohura, Kendall Jenner dhe Hailey Bieber janë bashkuar për një fushatë të markës së famshme “Hugo Boss”. Modelet marin pjesë në fushatën #BeYourOwnBOSS, së bashku me Joan Smalls, reperin e “Future”, boksierin Anthony Joshua, yllin e TikTok Khaby Lame, këngëtarin dhe aktorin koreano-jugor Lee Min-ho dhe kampionin italian të tenisit, Matteo Berrettini.
Kendall duket mahnitëse në foton e saj, duke shfaqur të brendshmet e markës “Hugo Boss”. Ndërsa sipër mban veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona me bel të lartë. Hailey ka veshur një xhaketë bezhë dhe pantallona të shkurtra.
Fushata e re e Kendall vjen pas lajmit se Tequila e saj 818 është emëruar zyrtarisht marka e re e pijeve alkoolike numër një e prezantuar në vitin 2021. Në shtatë muaj që nga lançimi, marka e saj ka arritur mjaft sukses. Jenner është vetëm një nga personazhet e njohur që ka hyrë në tregun e nxehtë të tekilave.
Klan News