Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë në pritje të fëmijës së parë! Çifti njoftoi lajmin e gëzuar në një postim në Instagram-in e modeles ku ndanë një video shumë të ëmbël dhe disa foto që duket se janë shkrepur nga ribërja e betimeve të tyre.
Hailey është veshur me një fustan të bardhë që i përngjan fustanit të nusërisë, ndërsa Justin ka veshur thjesht tuta, bluzë të bardhë, kapuç dhe një xhup pelushi. Ata puthen, Justin shkrep foto ku Hailey duket me barkun e rrumbullakosur dhe nuk kanë shkruar asgjë më tepër rreth kësaj ngjarjeje të re në jetën e tyre.
Një burim për “People” ka konfirmuar se është 6-muajshe shtatzënë.
Hailey dhe Justin e e kanë shprehur shpesh dëshirën për t’u bërë prindër në moshë të re (këngëtari është 29 vjeç dhe modelja 27). Në vitin 2021 Hailey foli rreth planeve për të patur fëmijë.
“Ne e kemi ditur gjithmonë që përputheshim për atë që donim për të ardhmen tonë. Kishim folur për t’u martuar të rinj dhe për të bërë fëmijë, për të ndërtuar jetë. Edhe më parë ne e dinim që donim të ishim me njëri-tjetrin”.
Justin gjithashtu ka deklaruar se ka dashur prej kohësh të kishin fëmijë, por ka pritur që Hailey të jetë gati.
“Do të kemi sa fëmijë të dëshirojë Hailey. Do të doja shumë që të kishim një grup të vogël. Por është trupi i saj dhe çfarë ajo do të bëjë… mendoj se ajo dëshiron disa”.
I pyetur pse po prisnin akoma, këngëtari shtoi: “Mendoj se Hailey ka ende disa gjëra që do t’i përmbushë si grua dhe mendoj se nuk është ende gati. Nuk ka problem”.