Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea mori këtë herë rolin e mesazherit në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në studion e programit ndodhen mësuesit e shkollës “Dëshmorët e Lirisë” që kanë ardhur të surprizojnë nxënësit e tyre.

Gjebrea shkon në hapësirën e caktuar për nxënësit të cilët nuk kanë dijeni se janë të ftuarit e rubrikës. Ata dinë vetëm se kanë për të realizuar një performancë.

Kështu moderatori hyn në rolin e mesazherit e sapo u thotë se për ta sot do të ketë një mesazh, ata nisin menjëherë të diskutojnë nëse i ka ftuar ndonjë mësues, nëndrejtoresha apo drejtoresha e shkollës.

Për t’ua shuar kureshtjen, Gjebrea i merr me vete në studio ku i vendos përpara ekranit duke i rreshtuar më të vegjlit përpara.

Ekrani para fëmijëve shfaq imazhin e mësuesve që kanë ardhur e të gjithë shpërthejnë në brohorima entuziaste duke e bërë studion të kumbojë nga zërat e tyre./tvklan.al