Zakonisht në “Ka Një Mesazh Për Ty” kemi parë mesazhe nga nxënësit për mësuesit e tyre. Këtë fundvit, rolet kanë ndryshuar dhe janë mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” që kanë ardhur për nxënësit e tyre. Pas prezantimit të tyre, moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea u kërkon të tregojnë “edhe për shkollën e tij” duke zbuluar se një pjesë të arsimimit të tij e ka kryer aty.
Ardit Gjebrea: Më tregoni pak për shkollën tuaj, ose më mirë edhe për shkollën time sepse 8 vjet violinë unë i kam kaluar pranë shkollës tuaj dhe ruaj kujtime shumë të bukura.
Zhaneta Thana: Më vjen mirë, është një shkollë me tradita shumë të bukura dhe një ndër talentet që ka nxjerrë ajo shkollë jeni edhe ju dhe sot vërtet ndihem shumë e bekuar që kam mundësinë të jap mësim në këtë shkollë pasi tradita ka vazhduar, për sa kohë ka një staf që përpiqet me mish e me shpirt dhe nuk investojmë vetëm aftësitë, por edhe pasionin e zemrës për të pasur një nivel të lartë artistik./tvklan.al