Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Koncerti “Këngët e Stinës 99” starton në Elbasan. Koncerti Këngët e Stinës kanë nisur shtegëtimin. Evenimenti artistiko-muzikor, këtë vit e kanë nisur startin në fushën e kulturës në Elbasan. Skenaristi Genc Ymeraj thotë se idea jonë është që ti japim frymën dhe erën lokale këtij evenimeti mbarëkombëtar.

Koncerti “Këngët e Stinës 99” dhënë mbrëm në Elbasan ishte i ndërthurur me formën e një spektakli. Veç këngëve konkuruese pati dhe sfilatë mode, këngë popullore, balet modern, humor etj. Mbrëm konkuruan dhjetë këngët e para, ku krahas këngëtarët me emër të afirmuar si Eranda Libohova, Françesk Radi, Aleksandër Gjoka deputuan dhe këngëtar të rinj, si Aida Hoxha, grupi Dreams, etj.

Koncertin e përshëndetën dhe artistët elbasanas si Mustafa Mea dhe Alfons Balliu në orkestralen “Tingujt e Paqes”, e cila u duartrokit gjatë nga spektatorët. Një dritare e veçantë për artistët kosovarë. Në këtë koncert kanë kënduar Naim Krasniqi dhe Mihrie Brahja.

Në koncertin e dhënë në teatrin “Skampa” e ndoqi një publik i përzgjedhur. Ajo që të binte në sy ishin emocionet që ngjalli ky koncert tek ushtarët e Natos që ndodhen në Elbasan. E veçanta ishte se jashtë sallës koncertin e ndoqën me mijra vetë elbasanas dhe të ardhur kosovarë.

Nata e dytë e koncertit do të jepet në Vlorë, kurse nata e tretë në Korçë. Nata finale do të organizohet në Tiranë ku do të përzgjidhet dhe kënga fituese nga një juri e posaçme./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj