Muzika i bën mirë shpirtit dhe psikologjisë së gjithësecilit prej nesh. Prandaj për të levizur pak nga situata e tensionuar që po përjetojmë prej ditësh në kushtet e izolimit total, në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar këngëtari Aurel Thëllimi.
Në 13 Mars, ai ka publikuar një këngën e re, ‘Sa jena dasht’. Teksti dhe muzika është realizuar nga vetë ai dhe Anxhela Peristeri. Bëhet fjalë për një këngë me tematikë romantike dhe ritme moderne.
Aurel Thëllimi: Ka nje mesazh shumë të qartë, se dashuria ka një forcë shumë të madhe, pavarësisht se ne reflektojmë ose reagojmë ndryshe në jetën e përditshme, brenda shpirtit kemi një tjetër dimension që e shmangim ose e fshehim për ta parë ose lexuar vetëm ne.
Ai gjithashtu ka dhe një mesazh për gjithë shqiptarët, për këto ditë të vështira që po përjeton vendi ynë. Këngëtari shprehet se duhet t’ju falim të tjerëve sa më shumë dashuri, buzëqeshje dhe të shijojmë këto ditë se e përditshmja do kthehet sërish.
Aurel Thëllimi: Secili prej nesh duhet t’ju falë të tjerëve buzëqeshje në këto ditë të vështira sepse dashuria dhe buzëqëshja është më e fortë se dhimbja dhe vuajtja. Sot të konsolidohemi, të dashuropjmë njëri-tjetrin. Shijojini këto ditë se do fillojë e përditshmja dhe do na mungojë kjo ditë./tvklan.al