Rikthehet me një videoklip të ri në tregun muzikor këngëtari Redon Makashi. “Përse më bërë të urrej” titullohet kënga, video e së cilës është promovuar vetë mbrëmë nga kantautori mes kolegësh, miq e njerëz të njohur të artit e kulturës.
Këtë radhë Redoni vjen përpara fansave të tij më protestues, më energjik dhe pa melankolinë që jemi mësuar ta shohim gjithmonë.
Redon Makashi: “Gjithmonë jam mësuar Redoni i qetë i qetë i qetë, jo qarje, ku di se çfarë. Janë pjesë e njerëzve edhe qarja, por gjithsesi është mësuar ajo ideja që Redonin e shohim melankolik gjë që natyra ime nuk është kështu fare. Mendova që të bëj një këngë që ka në brendësi të saj urrejtjen.”
Kënga “Përse më bërë të urrej” ribashkon edhe njëherë dy bashkëpunëtorë dhe miq të vjetër. Redon Makashin dhe Bledar Sejkon, i cili është edhe orkestruesi i kësaj kënge. Videoklipi është realizuar nga agjencia Start Model në Porto Romano.
Kjo video sjell edhe pamje të jashtëzakonshme të bregdetit shqiptar, ku janë kryer edhe pjesa më e madhe e xhirimeve./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni