Këngëtarja Ciara dhe bashkëshorti i saj Russell Wilson po fitojnë të ardhura marramendëse nga shitja e shtëpisë së tyre në Uashington.
Mediat e huaja zbulojnë se qendërmbrojtësi i NFL dhe këngëtarja e hitit “Goodies” shitën shtëpinë e tyre prej 11,100 metrash katrorë për 31 milionë Dollarë.
Në vitin 2015, Wilson pagoi vetëm 6.7 milionë Dollarë për shtëpinë me gjashtë dhoma gjumi dhe 6.7 milionë Dollarë shtesë për pjesën ngjitur katër vjet më vonë, që do të thotë se nga shitja e pronës së tyre ata fitojnë 17.6 milionë Dollarë.
Është e paqartë nëse çifti i njohur planifikojnë të blejnë një shtëpi në Pittsburgh, ku është vendosur ekipi i tij vendas.
Çifti, i cili u martua në vitin 2016 do të duhet të mendojnë edhe për tre fëmijët e tyre, me më të voglin e tyre, një vajzë të quajtur Amora Princess Wilson, e cila ka lindur vetëm dhjetorin e kaluar.
Klan News