Ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka replikuar ashpër me drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ku po diskutohej për situatën e koronavirusit.
Debati ishte fokusuar në kapacitetet që ka Shqipëria për të përballuar një situatë të rëndë nga koronavirusi.
Orjola Pampuri: Sa respiratorë ka sot Infektivi? 5 mjaftojnë?
Skënder Brataj: O zonjë mos i shtrembëroni turinjtë sepse në qoftë se nuk ju pëlqej, nuk duhet t’ju pëlqej juve.
Orjola Pampuri: Të lutem kërko falje për këtë që the. Për këtë fjalë kërko falje. Kërko falje përndryshe do çohesh ose ti ose unë nga studio. Për këtë kërko falje.
Skënder Brataj: Varet në dëshirën tuaj. Në momentin që unë flas nuk mundet të talleni.
Orjola Pampuri: Të lutem kërko falje. Ose nuk do të lë të flasësh më.
/tvklan.al