Bayern Munich prej kohësh punon, për të bindur fantazistin Jamal Musiala, që të rinovojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2026.

Palët janë në bisedime prej kohësh, ndërsa duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur. Musiala është pranë rinovimit, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat gjermane.

Bayern Munich ka gati kontratën e re deri në vitin 2030, ndërsa për ta bindur Musialën, ka vendosur t’i rrisë pagën. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, bavarezët kanë vendosur t’i ofrojnë një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, e cila vështirë të refuzohet nga ylli gjerman.

Musiala aktualisht përfiton 9 milionë euro në vit, ndërsa këtë sezon numëron 3 gola të shënuar dhe 3 asiste. /tvklan.al