Ashtu siç edhe është traditë në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, velina Belinda Dragoti bën një pyetje të sikletshme për personazhet e ftuar.
Mbrëmjen e sotme duket se velina ia doli mbanë të vërë në siklet ish-Misin Valbona Selimllari.
Në mes të intervistës velina hyri në studio dhe pyeti Selimllarin nëse ka puthur më parë një grua. Ajo u përgjigj duke thënë, jo dhe menjëherë Belinda i kërkoi të ishte ajo e para femër që do të puthte ish-missi. Pas kërkesës së saj, Mamaqi ngriti në krahë velinën dhe e nxori nga studio.
Ermal Mamaqi: Unë them që të mbështetesh mirë tani Valbona…
Valbona Selimllari: Ermal kemi mjaftueshëm eksperiencë… Jemi të vaksinuar.
Belinda Dragoti: Pyetje eksperience është edhe kjo… Pyetja ime me spec është: A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?
Valbona Selimllari: Jo. Preferoj marrëdhënien mes një mashkulli dhe një femre, por nuk paragjykoj jetën e askujt.
Belinda Dragoti: Unë sot do vij me dy pyetje. A mund ta kem unë ekskluzivitetin të jem e para?
Menjëherë pas pyetjes së dytë Ermali ngriti në krahë Belindën dhe e nxori nga studio, ndërkohë që Selimllari shtoi se ajo ishte në rolin e saj dhe e luajti bukur.
“Në fakt vajza është në rolin e saj dhe bravo i qoftë e luajti bukur”, shtoi Selimllari./tvklan.al